Dhurata Dora me mesazh për rastin e të miturës nga Drenasi

Dhurata Dora ka reaguar për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi.

ShowBiz

08/02/2019 17:16

Dhurata Dora ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën shihen protestuesit për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka dhënë një mesazh të fuqishëm, duke bërë thirrje që mos të heshtet më për raste të tilla.

“Jetët tona fillojnë të përfundojnë ditën kur ne heshtim për gjërat që kanë rëndësi. Jo më heshtje”, ka shkruar Dhurata.

Për ndryshe, protestës që u organizua sot në Drenas i ishin bashkuar Dafina Zeqiri dhe Tayna. /Lajmi.net/