Dhurata Dora bëhet bjonde për klipin e ri, kaq ndryshe duket

Dhurata Dora ka nisur xhirimet e klipit të ri.

ShowBiz

25/01/2019 16:46

Dhurata Dora po finalizon edhe një këngë të re, në klipin e së cilës do të shfaqet shumë më ndryshe prej herave të tjera, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë që janë publikuar në rrjete sociale, këngëtarja vjen me ndryshim drastik, ajo është bërë bjonde.

Pas këtij ndryshimi, Dhurata mezi njihej, por dukej tejet atraktive e veshur në të bardha.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Dhurata Dora është “Çikat e mia”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/