Dhunoi një femër, arrestohet llapjani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunimin e një femre.

Lajme

26/06/2018 12:48

Sipas policisë rasti kishte ndodhur dy ditë më parë në Podujevë.

“Me datën 24.06.2018 (ora 21:40) viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte dhunuar në një hotel nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/