Dhunë në futbollin kosovar

Futbolli kosovar është përshkuar nga dhuna të dielën, në ndeshjen Hajvalia – Trepça. Në fakt, tensionet ishin të pranishme në këtë duel dhe pas ndeshjes u shkëmbyen edhe grushte.

Sport

28/04/2014 01:25

Skena të pahijshme janë parë të dielën në futbollin koosvar. Gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës kishte tensione në mes të të dyja palëve, duke u shkaktuar shpesh rrëmuja, ndërsa ndeshja u ndërpre disa herë.

Sidomos në rastin e penalltisë së dhënë për Hajvalinë nga gjyqtari Idriz Kelmendi, të cilën nuk e shfrytëzoi Fillim Guraziu.

Me të përfunduar takimi, në fushë u krijuar një tollovi e madhe, ku nuk munguan as fyerjet e shkëmbimet e grushtave.

S’mbetën pa u përfshirë në këtë incident as trajnerët e të dyja ekipeve, Synaj Keçi në njërën anë dhe Fidaim Haxhiu në tjetrën, ndërsa nuk i kursyen as ofendimet ndaj njëri tjetrit.