Dhunë në futbollin anglez: Katër persona të arrestuar pas ndeshjes Watford – Everton

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë angleze pas një incidenti jashtë stadiumit të skuadrës së Watford.

Sport

10/02/2019 09:06

Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor në spital, pasi disa ngjarjeve jo të hijshme pas ndeshjes së Premierligës, ndërmjet Watford dhe Everton.

Të lënduarit kishin pësuar prerje në fytyrë, siç raporton policia e Hertfordshire, transmeton lajmi.net.

Policia ishin thirrur në rrugën ‘Vicarage’ pak pas orës 5 në mbrëmje. Një tifoz i Watford ka bërë të ditur se ka parë një tifoz të Watford të shtrirë në tokë, thuajse pa ndjenja, me fytyrën e mbuluar me gjak, dhe tre tifozë të Everton duke ikur nga skena, shkruan ‘Sky Sports’.

Tifozët e Everton ishin të përfshirë në një skenë të pahijshme edhe gjatë muajit të kaluar, kur skuadra e tyre u përball me Millwall, në kuadër të Kupës FA. /Lajmi.net/