Dhunë në familje në ditën e Fitër Bajramit në Istog

Vazhdimisht në raportet 24 orëshe të Policisë raportet për raste të dhunës në familje. Një rast i tillë është raportuar për ditën e Fitër Bajramit.

Lajme

26/06/2017 13:37

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Istog ka arrestuar një qytetar nga komuniteti ashkali pasi kishte ushtruar dhunë ndaj një femre me të cilën ishte duke bashkëjetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali,  pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër K/Ashkali me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/