Dhuna në Kuvend diskutohet në Strasburg (Video)

Gazi lotsjellës i përdorur nga partitë opozitare për të penguar mbajtjen e seancave të Kuvendit në kundërshtim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacioni, do të jetë temë e diskutimit edhe në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajme

26/01/2016 22:54

Të enjten më 28 janar deputeti spanjoll, Augustin Conde, do të paraqesë raportin e tij për gjendjen në Kosovë, ku 47 shtetet anëtare do ta dënojnë dhunën e përdorur në Kuvend si rrezik për dëmtimin e institucioneve demokratike.

Lëvdatë në raport ka marrë edhe miratimi i amendamentit i cili mundëson formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Edhe kthimi i serbëve të zhvendosur dhe raportet mes komuniteteve do të jenë pjesë e raportit.

Conde, në raport ka thënë se është njoftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, për kërkesën që po planifikojnë ta dorëzojnë për t’u anëtarësuar në asamble./Tribuna Channel

YouTube player