Dhuna në familje, burri rrah gruan në Podujevë

Pas një mosmarrëveshje, raportohet se i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Lajme

31/05/2016 15:06

Siç njofton Policia, ky rast ka ndodhur në Podujevë, në orët e hershme të së hënës.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./lajmi.net