Dhuna mes fëmijëve ka qenë prezente gjithmonë, pse tash është bërë kaq e rrezikshme?

Fëmija i ditëve tona, i mbyllur në dhomë, me aiped në dorë ose para kompjuterit, është nën presion të hapësirës së ngushtë. Deri sa lexon mesazhet a postimet tallëse ndaj tij, nuk ka nga ia mban, nuk ka ku të ikën. Prandaj, mund t’i rritet dëshpërimi, t’i zihet fryma si një klaustrofobi në ashensor.

Opinion

24/11/2016 21:28

 

Para më shumë se gjysmë shekulli, kur kam filluar ta njoh botën jashtë oborrit të shtëpisë, logun ku rrinin barinjtë dhe rrugën e shkollës, kam filluar ta shoh edhe dukurinë e ngacmimit, provokimit, poshtërimit dhe madje ndëshkimit, që u bëhej disa fëmijëve nga bashkëmoshtarët, një dukuri e cila atëherë nuk kishte ndonjë emër. Më të shumtën cilësohej si “hajgare”, ose “zajebanci”- term serbisht.)Vetë fakti që ajo dhunë e përditshme e fëmijëve dhe e adoleshentëve ndaj moshatarëve të tyre, nuk kishte një emër, është dëshmi se nuk ka ekzistuar ndërgjegjësimi se ato veprime ishin jokorrekte, jonormale, kriminale.

Si bëheshin ngacmimet e moshatarëve në fëmijërinë time 

Të gjithë do të kenë menduar se veprimet e tilla janë pjesë normale e hokave dhe lojërave, një lloj tharmi qëiushqente ditët me frymën e garës. Ata qëkanë qenë cak i sulmeve të kësaj natyre, poashtu më të shumtën kanë menduar se e gjitha ishte pjesë e lojërave, (“hajgare”) dhe e kanë përballuar, ndonëse jo pa vuajtje, si pjesë të zakonshme tëhokave e tëlojërave.Fakti që ajo dhunë nuk ka pasur një emër të qartë dhe një kuptim negativ si dukuri, nuk e ka bërë bulizmin e para më shumë se gjysmë shekulli më të padjallëzuare kriminal më pak se sa qëështë sot. Jo. Tash e kuptoj qartë se ajo ka qenë pjesë e djallëzisëdhe prirjeve kriminale të disave, për të kënaqur prirjet e tyre sadiste, ose thjesht për ta kamufluar primitivizmin e tyre, gjoja si shaka, si lojë.Kur i kujtoj gajasjet, zgërdhirjet, gjestikulacionet triumfale të tyre, përballë stepjes, zbehjes, dorëzimit të viktimave të atyre ngacmimeve e të asaj dhune, e kam edhe më të qartë se jemi rritur në një ambient shoqëror tmerrësisht të dhunshëm, veçmas me dhunë verbale e psikologjke.  Kam drojë seky model komunikimi, ku sadistët dhe primitivët e imponojnë versionin e vet, ende është dominant në shoqërinë tonë. Pa i pasur rrënjët të forta e të thella në të kaluarën, kjo mujshari sadiste e primitive në jetën tonë politike e shoqërore, nuk do të ishte e mundshme. Ata fëmijë me sjellje sadite e primitive, tashmë janë plakur, ka që edhe kanë vdekur, por trashëgimia e tyre e mbrapshtëështë prezente edhe sot, sigurisht e ndryshuar, kameleonike, pornë esencë e njëjtë – dhunë ndaj Tjetrit.

Fatmirësisht, nuk e kam përjetuar kurrëatë lloj dhune në lëkurën time, prandaj nuk di ta përshkruajë saktësisht përvojën e dikujt që ka qenë cak i ngacmimeve të tilla. Nuk e kam përjetuar në lëkurën time dhunën e moshatarëve as në fëmijëri e as në adoleshencëpër dy arsye, e para, sepse vazhdimiht arrija tëimponohesha si njëri nga të rëndësishmit dhe e dyta, sepse e pata bërë zakon të mbaja gur në xhepa dhe ta qëlloja secilin, pa menduar dy herë.Nuk e km kuptuar kurrë pse moshatarët e mi që dhunoheshin me fjalë e me gjeste nga disa të tjerë, nuk e përdornin këtë mënyrë të vetëmbrojtes. Edhe pse u u mvisheshin nofka si : magjup, harap, gabel, tapall, çelë, salibudallë, çakar, qorr, dhamq, etj.,  të cilat dinin tëpërcilleshin edhe me ngasje fizike, me ndonjë shtyrje, ndërskamca, futje bërrylli në ije, shprishje flokësh e ngasje të ngjashme, aata nuk reagonin. Atëherë nuk mund të them sejam çuditur, por tash vërtet çuditem se si ata djem e duronin aq qetësisht atë provokim, atë presion, atë ngasje! Disa u mësuan deri në atë masë me poshtërimin, sa filluan të talleshin me të metat e veta edhe vetë.Mirëpo, ka pasur raste që pas njëfarëkohe, shfaqej ndonjë burrëi familjes sëndonjërit nga të ngacmuarit dhe izmbrapste ngacmuesit e familjarit të tij, me kërcënime. Pra, kujdesi më i shtuar i familjarëve, dinte ta zbuste atë ngacmim dhe presion ndaj ndonjërit nga viktimat e atij bulizmi primitiv.Ka pasur edhe raste ekstreme, kur për shkak të ngacmimeve të kësaj natyre, kanë ndodhur edhe përleshje mes të të rriturve. Grindjet e grave veçmas kanë qenë të shpeshta lidhur me fëmijët. Prandaj, ka mbetur fjala e urtë që thotë: ” Fëmijët i hanë mollët, të rriturve u mpihen dhëmbët”.

Bulizmi sot dhe pasojat tragjike të tij

Me përvojën time të gjatë jetësore, sot e vrojtoj me shumëshqetësim dukurinë e bulizmit në mesin e fëmijëve dhe të të rinjve. Meqë tash jetojmë në një botë qëështë nën llupën e medieve, rastet e bulizmit po raportohen, veçmas rastet që përfundojnë fatalisht, gjë që sigurisht e ka rritur edhe shqetësimin.Rastet   tragjike janë si maja e ajsbergut dhe dëshmojnë se dhuna e kësaj natyre mes moshatarësh, është prezente dhe mbase bukur e përhapur nëçerdhe e në shkolla. Meqë kjo dukuri është e përhapur edhe në rajonin tonë e edhe në përmasa globale, kjo do të thotë se duhet të jemi edhe si shoqëri tëshqetësuar.

Edhe pse provokimet buliste sot nuk janë të ashpra si në fëmijëirnë time, kur përcilleshin edhe me ngasje fizike, tash pasojat mund të jenëmë të rënda. Pse?E para, ngase tash fëmijët janë më të ndieshëm, më të brishtë. Në familje zakonisht mësohen të mos ua prishin tekat, ashtu që nuk aftësohen sa duhet për një ballafaqim jomiqësor me njerëzit e tjerë në botën jashtë familjes. Të pamësuar me privime, me etiketime, me ngacmime, ata kur u ekspozohen ngacmimeve dhe sulmeve të moshatarëve, ndihen të hutuar.Ata janë të paimunizuar për rezistencë. E dyta, ata nuk e kanë dhe nuk e ndiejnë sigurinë që prodhonte familja e gjerë shqiptare në të kaluarën. Pra, janëfëmijë të vetmuar, sepse shumë prej tyre nuk kanë vëllezer më të mëdhenj, nuk kanë djem axhallarësh, kusherinj në afërsi, gjë që realisht i bën të ndihen e të jenë më të pambrojtur. Poashtu ka rëndësi edhe ky fakt: ngarkesae bulizmit në jetën reale, në fusha, male ose në rrugën e shkollës, duket të jetë përballuar më lehtë, sepse efektet negative të saj mbi psikën e të ngacmuarit, janë neutralizuar nga jeta reale. I ngacmuari në fushë, në mal ose në rrugë, ka mundur ta shikojë horizontin ose qiellin dhe të ndihet disi i çliruar. Ka mundur thjesht të largohet nga ai grup moshatarësh me vrap dhe deri dikund është ndier i çliruar nga presioni i moshatarëve. Fëmija i ditëve tona, i mbyllur në dhomë, me aiped në dorë ose para kompjuterit, është nën presion të hapësirës së ngushtë. Deri sa lexon mesazhet a postimet tallëse ndaj tij, nuk ka nga ia mban, nuk ka ku të ikën.Prandaj, mund t’i rritet dëshpërimi, t’i zihet fryma si një klaustrofobi në ashensor. Nga ana tjetër, komunikimi virtual, mund t’ia deformojë përfytyrimet e përjetimet dhe t’ia zmadhojë frikën nga të tjerët, qoftë dhe vetëm nga njëfjalë ose vetëm nga njëfigurë shpotitëse e fb.  Pra, ky fëmijëi izoluar nga bota reale, i zënë nërrjet të një komunikimi virtual, është më i ndjeshëm, më i paaftë, që të mbrohet nga sulmet reale e edhe nga atovirtuale.Tipi i tillë edhe sulmet më të lehta i përjeton rëndë, deprimohet dhe mund të thyhet shpirtërisht.  Rasti i njëmbëdhjetëvjeçares Betany Thompson, e cila e mbijetoi kancerin, por bëri vetëvrasje ngase e tallnin moshatarët për faktin qëbuza i kishte mbetur paksa e shtrembër nga sëmundja, është shumë indikativ. Presioni i moshatarëve me fjalë e me imitime fyese, në rastin e saj u tregua më vrastar se sa kanceri! Prandaj motoja e fushatës kundër kësaj dukurie do të mund të ishte: “Kujdes fëmijë, sepse fjala e keqe di tëvret më keq se sa kaneri!” Fatkeqëisht raste të dhimbshme vetëvrasjesh të fëmijëve e të rinjve ka shumënëkëto vite, kur është zgjeruar komunikimi në rrjetet sociale, ku ka shpërthyer edhe një komunikim i pashpirt bulist.

Si mund të mposhtet kjo dukuri e rrezikshme

Nëse para gjysmë shekulli fëmijët e të rinjtë e duronin në vuajtje atë ngacmim, që bëhej në fusha e male dhe rrugës së shkollës, tash reagimi ndaj fyerjeve që adresohen përmes komunikimit virtual, është shumë mëimpulsiv dhe mund të jetë krejtësisht iracional. Prandaj, familjet duhet ta rikthejnë vëmendjen ndaj fëmijëve të vet, të dinë se me kend shoqërohen, me kend komunikojnë, a kanë probleme të natyrës së ngacmimit, si komunikojnëedhe ata vetë, etj.Nëse nuk komunikohet drejtaz me fëmijët dhe nëse nuk mbikëqyren, ata mund tëfuten në probleme ngulfatëse, prej ku mandej nuk është lehtë të nxirren. Gjithsesi, roli i shkollës, mësuesve/arsimarëve gjithsesi është i rëndësishëm në evidencimin e rasteve të nxënësve që bëhen pre e ngacmimeve në shkollë po edhe jashtë saj. Mundësitë e mësuesve/arsimtarëve  që të depërtojnë te të fshehtat që ndodhin mes nxënësve janë evidente, vetëm varet a e kanëvullnetin që t’i mësojnë e t’i përdorin për evitimin e të keqes. Ndërsa, ka ardhur koha që në librat shkollorë të trajtohen përmbajtje që e denoncojnë bulizmin si dukuri joetike dhe jonjerezore.

Në një front më të gjerë të luftës së shoqërisë kundër kësaj dukurie, besoj se duhet të kërkohet edhe kontributi i dijetarëve të besimeve fetare, që të plotësohet shpjegimi se shpifja, thashethemi, intriga, nxjerrja e të metave të të tjerëve, vënia e nofkave, janë vepra të shëmtuara. (24 nëntor 2016)