Dhjetra kalimtarë shpëtojnë një burrë që ishte bllokuar nga një aksident i tmerrshëm (Foto/Video)

Ky është një moment kur disa persona e kthejnë një makinë në vendin e vet, pasi ajo ishte rrotulluar nga një aksident

Fun

22/05/2017 17:24

Pamjet tregojnë se grupi për disa personave arrinë që të kthejnë makinën në vendin e saj dhe të lirojnë personin që ishte bllokuar nga aksidenti, transmeton lajmi.net.

Ky aksident ka ndodhur në Kinë dhe është raportuar se shoferi nuk ka marrë lëndime serioze.

Një kalimtar mashkull në një këmishë të zezë nxitoi te furgoni dhe u përpoq të thyej xhamin për të shpëtuar Huang nga xhami i shoferit, por pa sukses.

Pastaj, më shumë se 20 kalimtarë, përfshirë pensionistët, u mblodhën shpejt për të ndihmuar njeriun. Ata u bashkuan për të hequr makinën dhe për të çliruar Huang nga automjeti.

Huang, një furnizues shprehi falënderimet e tij për grupin e kalimtarëve. /Lajmi.net/