Dhjetori i ‘nxehtë’ i Serise A – Lajmi.net
Dhjetori i ‘nxehtë’ i Serise A
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 22:24, 4 December 2017
Muaji dhjetor, pavarësisht temperaturave të ulëta, duket se do të jetë mjaft i ‘nxehtë’ në Serinë A italiane. Kalendari ofron përballje mjaft interesante dhe njëkohësisht të vështira për 5 skuadrat kryesuese, Interin, Napolin, Juventusin, Romën dhe Lazion.

Kështu zikaltrit do të nisin turin që këtë fundjavë me transfertën torineze ndaj Juventusit dhe pas përballjeve me Udinesen e Sassuolon, do të ndeshen me Lazion në ‘San Siro’, më 30 dhjetor. Pra, në 4 sfida, 2 prej tyre zikaltrit do t’i luajnë me skuadra që bëjnë pjesë në 5-shen më të mirë të këtij sezoni.

Napoli i Sarrit e ndjeu ‘nxehtësinë’ që në ditën e parë të dhjetorit, teksa pa të mposhtej nga Juventusi në “San Paolo” dhe të dorëzonte kreun e renditjes. Në 4 sfidat e mbetura të muajit, Napoli nuk do të përballet me asnjë prej 5-shes, por gjithsesi do të ketë kundërshtarë që mund t’i hapin probleme, si Fiorentina, Torino apo Sampdoria, para se të mbyllin vitin në ndeshjen me Crotonen, shkruan supersport.

Më i komplikuar duket muaji dhjetor për kampionen në fuqi, Juventusin. Bardhezinjtë, pasi kaluan me sukses testin në Napoli, do të presin në fundjavë Interin e Spallettit, që vjen në këtë sfidë si kryesues. Por nuk mbaron me kaq, sepse mes transfertave ndaj Bolognas dhe Veronës, skuadra e Allegrit do të presë edhe Romën e Di Francescos, pikërisht më 23 dhjetor në Torino.

Verdhekuqtë janë ata që kanë shortin disi më të favorshëm, pasi vështirësi reale mund të kenë vetëm në transfertën ndaj Juventusit, sepse në 3 takimet e tjera do të përballen me Chievon, Cagliarin dhe Sassuolon.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për skuadrën tjetër të kryeqytetit, Lazion, që do të presë këtë fundjavë Torinon e Mihajloviçit, një skuadër simpatike që është e aftë t’i hapë probleme çdo kundërshtari. Vështirësia shtohet akoma më shumë kur mendon se në muajin dhjetor, bardhekaltrit do të luajnë edhe transfertat ndaj Atalantës dhe Interit, ndërsa ndërmjet tyre do të presin Crotonen./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Inter, Juventus, Serie A

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master