Dhjetëra të vdekur nga zjarri në një shkollë fetare në Malajzi

Së paku 24 nxënës dhe mësimdhënës kanë vdekur nga zjarri në një shkollë fetare në kryeqytetin e Malajzisë, Kualla Llampur.

Bota

14/09/2017 17:42

 

Zjarri në shkollën Tahfiz Darul Quran Ittifaqiyah ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Viktimat dyshohet se janë bllokuar në konvikt, pasi dritaret kanë qenë me grila metalikë.

“Është një nga fatkeqësitë më të këqija të zjarrit në 20 vjetët e funit”, tha Khirudin Drahman, drejtor i Departamentit për Zjarre.

Policia tha se 22 nga viktimat janë nxënës – të gjithë djem të moshës 13 deri në 17 vjeç – dhe dy mësimdhënës.

Dhjetë veta janë dërguar në spital, ndërsa katër prej tyre kanë marrë plagë serioze.