Dhjetëra raste të vjedhjeve në QKUK

Hajnat nuk zgjedhin as vendin as njerëzit për të vjedhur.

Lajme

29/07/2018 18:58

Ata madje fusin duart edhe në xhepat pacientëve dhe familjarëve të tyre gjatë pritjeve për kontroll apo vizita mjekësore në klinikat e QKUK-së.

Policia konfirmon dhjetëra raste të vjedhjeve të qytetarëve në këtë institucion vetëm kohëve të fundit.

Prej janarit kemi pasur të lajmëruara mbi tridhjetë vjedhje të ndryshme, thotë Policia.

Shumica janë vjedhje të telefonave, qoftë të pacientëve, qoftë të atyre që kanë pritur në ambientet e QKUK-së.

Për ta penguar këtë dukuri, Policia ka ngritur bashkëpunimin me sigurimin e spitaleve, me mjekët dhe me qytetarë.

Së fundmi janë arrestuar disa persona.

Në disa raste janë gjetur telefonat dhe u janë kthyer pronarëve