Dhjetëra mijëra serbë kundër presidentit Vuçiq

Demonstratat nuk po reshtin - ishte e shtuna e dhjetë nё radhё qё demonstruesit protestuan nё 40 qytete tё Serbisё kundёr presidentit Aleksandar Vuçiq. Qёllimet e demonstratave megjithatë mbeten jo konkrete.

Lajme

10/02/2019 21:23

Nёn moton “një ndër pesë milionë” demonstruesit kёrkojnё media tё lira dhe kushte korrekte pёr zgjedhjet.

Pavarësisht këtyre kërkesave objektivat politike tё demonstruesve edhe dy muaj e gjysmë pas protestave mbeten jo tё qarta.

Spektri i partive qё i mbështesin ato përfshin grupimet nga e majta deri tek e djathta ekstreme.

Motoja e protestave i referohet njё deklarimi tё presidentit, sipas tё cilit ai nuk do t’u përgjigjej kërkesave tё demonstruesve edhe sikur ato tё vinin nga pesë milionë qytetarë. Serbia ka shtatë milionë banorë.

Shkas për protestat u bё sulmi ndaj njё politikani tё opozitёs

Kundёr qeverisё sё Vuçiqit tё shtunёn (09.02.2019) u protestua edhe nё qytetet Kragujevaq, Pirot, Prokuplje, Gornji Milanovaq, Bela Crkva dhe Boljevaq, njofton portali “danas.rs”.

Demonstrata e parё kundёr Vuçiqit u zhvillua mё 8 dhjetor duke marrё shkas nga sulmi brutal ndaj njё politikani tё majtё opozitar nёntorin e kaluar nё jug tё vendit. Dorasit deri mё sot nuk janё identifikuar. Protestat i iniciuan pas kёsaj organizatat e shoqёrisё civile dhe aleanca pёr Serbinё, njё shoqatё e pёrbёrё nga njё duzinë partishё opozitare me orientime tё ndryshme politike. Ato e akuzojnё Vuçiqin, se i ka mbyllur gojёn medias dhe

Vuçiq, i cili nga utranacionalist ёshtё shndёrruar nё pro-europian, i hedh poshtё akuzat.

Ai ka nisur fushatёn “E ardhmja e Serbisё”, pёrmes sё cilёs nё mbarё vendin do tё promovojё sukseset e tij politike.

Vёzhguesit mendojnё, se Vuçiq me kёtё synon tё pёrgatisё zgjedhje tё parakohshme.

Opozita e pёrçarё

Presidenti disa herё ka pёrsёritur, se si “lёshim” ndaj demonstruesve ai mund tё afrojё afatin e zgjedhjeve nё pranverё sivjet, tё cilat nё fakt duhet tё zhvillohen nё vitin 2020, transmeton DW.

Sipas anketimeve ai do tё dilte fitues nga kёto zgjedhje. Partia e tij SNS dominon skenёn politike.

Opozita ёshtё e pёrçarё. Kёtё javё opozita kёrcёnoi me bojkotimin e zgjedhjeve, nё rast se Vuçiq nuk u përgjigjet kёrkesave tё tyre pёr zgjedhje tё lira dhe korrekte.