Dhjetë vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK

Në vitin 1999 nisi çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar më vonë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Lajme

20/01/2019 08:35

Në vitin 2000 përfundoi edhe transformimi i UÇK-së në TMK, ku e gjitha nisi pas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë.

TMK ishte pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TMK-së, dhe krijimi i një force të re.

Mirëpo në vitin 2009 kjo forcë prapë u shpërbë për tu shndërruar në një forcë tjetër, tash Forca e Sigurisë së Kosovës. Më 20 janar 2009, TMK-ja zyrtarisht u shpërbë në FSK

Më 4 mars të vitit 2014, Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës.