Dhjetë vjeçarja ruse, i drejtohet guvernatorit me një gjest interesant (Video)

Derisa guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov, ishte duke bërë intervistë, një vajzë e vogël u shfaq para kamerave dhe si duket kishte një mesazh për të.

Fun

23/03/2018 20:50

Ajo, me gjeste dëshironte t’i thoshte diçka guvernatorit, por nga kjo u kuptua shumë pak, transmeton lajmi.net

Më pas, është marrë vesh se vogëlushja donte t’i thoshte atij se mbeturinat toksike po mbysin banorët e Moskës Perëndimore dhe këtë e spjegoi me lëvizjen e “prerjes së fytit”.

Ajo i tha televizionit Dozhd se gjesti i saj do të thotë se banorët po “vriten” dhe duan që mbetjet toksike të zhduken në mënyrë që banorët e Volokolamskaya të marrin frymë nga ajri i freskët./Lajmi.net/ 

YouTube player