Dhjetë ushtrime të dobishme për sytë tuaj (Foto)

Orë të tëra në telefona dhe kompjuterë ndikojnë me të vërtetë keq në sytë tuaj.

Fun

29/04/2016 12:24

Kruarje të mëdha në sy, thatësi, dhimbje koke, janë simptomat kur keni probleme me sy, por këto dhimbje nuk mund t’i ndalni vetëm duke pushuar apo me një sy gjumë, transmeton lajmi.net.

Këto janë dhjetë ushtrime fantastike, të cilat nëse i bëni vetëm rreth 15 minuta në ditë, sytë tuaj çdo herë e më pak do të kenë probleme e dhimbje.

1.Mbyllni sytë me duar

Vendosni bërrylat në tavolinë dhe mbyllni sytë tuaj me shuplaka të duarve. Relaksohuni dhe përqendrohuni në errësirë. Mbajeni atë pozicion për disa minuta.

2.Lëvizni sytë nga njëra anë në tjetrën

Shikoni drejt pa e lëvizur kokën fare. Fokusohuni në diçka para jush. Më pas ktheni vetëm sytë në anën e djathtë, e më pas në anën e majtë nga pesë herë. Përsëriteni këtë nga tre herë.

3.Lëvizni sytë nga lartë poshtë dhe anasjelltas

Uleni kokën dhe shikoni drejt. Fokusohuni në diçka që keni përpara. Mos keni frikë të rrudhni ballin tuaj. Shikoni poshtë dhe lartë nga pesë herë. Edhe këtë përsëriteni tre herë.

4.Lëvizni sytë në diagonale

Shikoni një herë përpara. Shikoni poshtë duke kthyer sytë nga ana e majtë. Më pas në të njëjtën mënyrë kthejeni nga ana e djathtë. Përsëriteni këtë ushtrime pesë herë dhe, më pas, ngriteni kokën dhe vazhdojeni të njëjtën mënyrë nga ana e kundërt.

5.Rrotulloni sytë

Uluni diku dhe relaksohuni. Rrotulloni sytë njëherë nga ana e djathtë më pas nga e majta. Rrotulloni në formë të akrepave të orës nga pesë herë në njërën anë dhe pesë herë në tjetrën.

6.Fokusoni sytë afër dhe larg

Merrni një laps dhe vendoseni para syve në një largësi prej 20-30 cm, pastaj fokusohuni në ndonjë objekt më të largët, fokusohuni në atë objekt dhe provoni të shihni detaje. Më pas shikoni përsëri në lapsin në dorë. Përsëriteni pesë herë, por vazhdimisht duke ndërruar objektin e fokusimit.

7.Koncentrohu 1

Vendosi sytë lartë dhe shiko për pak çaste. Fokusohu në hapësirën midis vetullave. Fokusohu dhe shiko çfarë dallon për pak sekonda. Më pas shiko drejt dhe përsëri ktheje shikim tek vetullat. Përsëriteni nga tre herë.

8.Koncentrohu 2

Bashkoj sytë dhe shiko poshtë. Provoni te shikoni në majen e hundës tuaj. Më pas shikoni drejtë dhe gjithashtu edhe këtë përsëriteni nga tre herë.

9.Masazhë 1

Mbyllni sytë, dhe shtrëngojini sytë lehtësisht për disa sekonda. Relaksoni muskujt përreth syve. Përsëriteni dhjetë herë.

10.Masazhë 2

Mbyllini sytë. Me nga dy gishta bëni një masazhë syve, por duke mos i fërkuar shumë dhe fort. Prekni sytë butësisht. Përsëriteni këtë masazh dhjetë herë. /lajmi.net