Dhjetë universitetet e parapëlqyera nga miliarderët

A e keni menduar ndonjëherë se në cilat universitete kanë studiuar miliarderët? 

Fun

01/11/2014 15:32

Sipas Wealth-X dhe UBS Bilionaire, të dhënat për vitin 2014 tregojnë se 2,325 miliarderë janë shkolluar në mbi 700 universitete të ndryshme në mbarë botë.

Pavarësisht faktit se fitimi i një diplome universitare nuk është parakusht për të arritur statusin e miliarderit, 65 për qind e miliarderëve në mbarë botën kanë diplomë universitare, dhe shumë prej tyre madje kanë ndjekur edhe studime në nivelin master. Në Mbretërinë e Bashkuar, LSE është universiteti më i popullarizuar për miliarderët.

Sipas regjistrimeve të popullsisë, 35 për qind nuk kanë diplomë bachelor dhe disa prej miliarderëve madje nuk e kanë përfunduar as shkollën e mesme. Megjithatë, 65 për qind e miliarderëve kanë vijuar studimet universitare.

Sipas statistikave, SHBA-të kanë 571 miliarderë, Kina 190, Mbretëria e Bashkuar 130, Gjermania 123, Rusia 114 miliarderë, shkruan The Telegraph, transmeton lajmi.net.

Më poshtë mund të shikoni top dhjetë universitetet që miliarderët kanë zgjedhur për t’u arsimuar:

10. Shkolla e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE), Britani e Madhe.

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është  11.

9. Universiteti i Mumbait, Indi

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është 12.

8.Universiteti i Kalifornisë Berkeley, SHBA

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është 12.

7. Universiteti i Stanfordit, SHBA

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është 14.

6. Universiteti Cornell, SHBA

Numri i miliarderëve është 14.

5. Universiteti i Princeton, SHBA

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është 14.

4. Universiteti i Kalifornisë së Jugut, SHBA

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është 16.

3. Universiteti Yale, SHBA

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është 20.

2. Universiteti i Harvardit, SHBA

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është 22.

1. Universiteti i Pennsylvanias, SHBA

Numri i miliarderëve që kanë studiuar këtu është 25.

(Lajmi.net)