Dhjetë mijë ushtarë të SHBA-ve vazhdojnë misionin në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka thënë se marrëveshja dypalëshe për siguri, e nënshkruar sot midis SHBA-ve dhe Afganistanit, shënon një “ditë historike” për partneritetin midis dy vendeve.

Bota

30/09/2014 18:30

Marrëveshja do t’iu lejojë afro 10,000 trupave amerikane të mbeten në Afganistan edhe pas përfundimit të misionit luftarak ndërkombëtar më 31 dhjetor të këtij viti.

Marrëveshja e sotme në Kabul u nënshkrua nga këshilltari për siguri kombëtare i Afganistanit, Hanif Atmar, dhe ambasadori amerikan, James Cunningham.

Ky zhvillim ka ndodhur një ditë pasi presidenti i ri i Afganistanit, Ashraf Ghani ka bërë betimin.

si njofton REL, Kabuli po ashtu pritet të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme këtë javë edhe me NATO-n.