Dhitë ‘vizitojnë’ QKMF-në në Istog /FOTO

Në disa foto të dërguara nga një qytetar në redaksinë e KALLXO.com shihen disa dhi që kanë hyrë në ambientet e brendshme të Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare (QKMF) në komunën e Istogut.

Lajme

06/07/2018 18:56

Sipas qytetarit, në kohën kur dhitë janë parë brenda ambienteve të QKMF-së nuk ka pasur roje të sigurisë që do t’i pengonte ato të hynin brenda.

Kallxo.com ka kontaktuar me Mujë Osmanaj, drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Istog, i cili ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi nga drejtori i QKMF-së në lidhje me këtë rast.

“Unë jam njoftuar nga mediat dhe do kërkoj nga drejtori të ndriçoj rastin dhe të ndërmarrë masat e duhura!”, ka thënë Osmanaj për KALLXO.com.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe Shefqet Mehmetaj, drejtorin e QKMF-së në Istog por ai nuk ka qenë i qasshëm në momentin që është publikuar ky artikull.