Dhimbjet në dukje të zakonshme që lidhen me 5 probleme shëndetësore serioze

Dhimbjet janë shpesh të vështira për t’u deshifruar, pasi shumë probleme shëndetësore përgjigjen me dhimbje në zona të ndryshme të trupit, gjë që konfuzon pacientët por jo doktorët.

Lifestyle

09/10/2017 14:26

Ju mund të ndjeni dhimbje në shpatull, por mos të dini se çfarë ja shkakton. Për të “përkthyer”këtë dhimbje dhe 8 të tjera lexoni më poshtë.

1. Dhimbja e lidhur me zemrën
Problemet kardivaoskulare veç dhimbjes në kraharor mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje në shpatullën e majtë deri në qafë.

 2. Dhimbja e veshkave
Dhimbja e veshkave shpesh ngatërrohet me dhimbjen e shpines. Dallimi mes tyre është se dhimbja e veshkave ndihet thellë në trup nën brinjë, ndërkohë dhimbja e muskujve është më sipërfaqësore.
3. Problemet me mushkëritë
Problemet me aparatin e frymëmarrjes shoqërohen me dhimbje therëse në gjoks por që mund të përhapet dhe në kraharor apo shpatull. Shenja te tjera përfshijnë kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
4. Dhimbja e lidhur me stomakun
Problemet e stomakut mund të shkaktojnë dhimbje në mes të barkut mbi brinjë dhe afër të njëjtit nivel në shpinë. Dhimbjet e stomakut ose të ezofagut shpesh konfuzohen me dhimbjen e zemrës.
5. Dhimbja e lidhur me tëmthin dhe mëlçinë
Dhimbja në pjesën e sipërme të djathtë të barkut mund të jetë një shenjë e problemeve të tëmthit dhe të mëlçisë. Dhimbja mund të jetë në të njëjtin vend por në pjesën e prapme.  /Lajmi.net/