Dhimbjet e parashikojnë motin?

Për ta parashikuar motin, nuk është e nevojshme të mbështeteni shumë tek parashikimet meteorologjike. Mjafton të përqendrohemi tek gjunjët tanë, që bëjnë pjesë në organizmin tonë, e që më shumë se çdo gjë tjetër, i ‘njohin’ ndryshimet klimatike.   Parashikuesja Wolff Një konfirmim për këtë arrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht nga…

Lifestyle

11/11/2013 10:27

Për ta parashikuar motin, nuk është e nevojshme të mbështeteni shumë tek parashikimet meteorologjike. Mjafton të përqendrohemi tek gjunjët tanë, që bëjnë pjesë në organizmin tonë, e që më shumë se çdo gjë tjetër, i ‘njohin’ ndryshimet klimatike.

 

Parashikuesja Wolff

Një konfirmim për këtë arrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht nga Wall Street Journal, që e ka dhënë një tregim simpatik. Një familje nga New Jersey, Wolff, donin ta bënin një udhëtim në një park, por dita nuk ishte prej më të mirave, me mjegullina dhe ngrysje të qiellit. Për ta zgjidhur dilemën ishte vajza më e vogël, Leora. “E thërrasim gjyshe, sepse gjunjët e saj e dinë gjithmonë se kur do të bjerë shi”, thonë të afërmit e saj.

 

Gjithçka filloi nga një thyerje e këmbës

Tash një grua e vjetër, ajo kishte nisur të bëhej ‘parashikuese’ që kur ishte 20 vjeç, pasi e kishte thyer njërën këmbë. Sa herë që afrohej bora, ajo ndiente një dhimbje të fuqishme të gjymtyrëve të trupit. Kjo i ka ndodhur gjithmonë. Sot ajo është 66 vjeç dhe vuan nga artriti reumatoid, kështu që sa herë që koha fillon të prishet, ndien dhimbje të gjymtyrëve.

 

Ka prej atyre që thonë ‘jo’

Studimet rreth lidhjes në mes të motit dhe dhimbjeve fizike janë shtuar kohëve të fundit, edhe pse rezultatet kanë qenë kontradiktore. “Besimet e njerëzve rreth dhimbjeve të artriteve dhe kohës mund të thonë më shumë rreth funksionimit të mendjes dhe të trupit”, ka shpjeguar psikologu Amos Tversky. Specialisti, pasi është konfrontuar me raportet ndërmjet dhimbjeve të artritit të 18 pacientëve, duke ardhur në përfundim se nuk ka gjetur asnjë fakt për këtë.

 

Ka prej atyre që thotë ‘po’

Hulumtimet tjera të ndryshimeve të temperaturës, lagështisë apo presionit barometrik, kanë zbuluar se ndryshimi i motit lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, përfshirë këtu dhimbjen e kokës, të dhëmbëve, të nofullave, të shpinës, duarve apo këmbëve të lënduara e të tjera.

 

Dhimbjet e gjymtyrëve e parashikuan uraganin

Përtej asaj që thotë shkenca, janë regjistruar raste kur dhimbjet janë lidhur me gjendjen e motit, duke qenë më të sakta sesa satelitët. Kjo ka ndodhur me Bill Balderaz, një 38 vjeçar me probleme në artrite, i cili vitin e kaluar, gjatë një dite me diell, kishte përjetuar dhimbje që nuk i kishte vuajtur më parë. Pas disa orësh, kishte arritur një uragan i dhunshëm, i cili e kishte përfshirë Ohion dhe tri shtete tjera, duke përshkuar 600 milje për 10 orë.