Dhimbja e kokës në mëngjes lidhet me depresionin

Edhe pse shpesh mendohet se dhimbja e kokës menjëherë pas zgjimit është pasojë e ndonjë çrregullimi gjatë gjumit (ëndrre, pagjumësi, gërhitje), studiuesit thonë se shpesh kjo lidhet edhe me depresionin.

Lifestyle

21/03/2017 02:49

Në një hulumtim, ku kishin marrë pjesë rreth 19 mijë persona nga disa vende të Evropës, ata janë pyetur për dhimbjen e kokës në mëngjes, çrregullimet mentale, shqetësimet gjatë gjumit, konsumimin e alkoolit dhe shqetësime të tjera.

Rezultatet kanë treguar se dhimbja e kokës në mëngjes është shfaqur te 7.6 % e personave të pyetur (një në 13 persona) të moshës mbi 15 vjeç.

Po ashtu, rreth 1.3 % e të pyeturve kanë thënë se kanë dhimbje koke çdo ditë, derisa 4.4% kanë thënë se kanë shpesh. Dhimbja e kokës gjatë mëngjesit kishte qenë më e shprehur te femrat se te meshkujt, si dhe te njerëzit nga 45 deri në 65 vjeç.

Por, rezultati më i veçantë ishte se 29 % e personave të cilët kishin qenë të mërzitur ose të depresionuar, kishin pasur dhimbje koke kronike të mëngjesit.