Dheu përpinë qindra banorë në Sri Lanka (Foto&Video)

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut të mërkurën në distriktin Badulla të shtetit ishullor Sri Lanka, i cili ndodhet në veri të Oqeanit Indian. 

Bota

29/10/2014 15:49

Shkarja e dheut që shkatërroi rreth 140 shtëpi, erdhi pas shirave të mëdha që kishin përfshirë rajonin muajin e fundit.  

Sipas BBC-së, forcat e sigurisë janë mobilizuar në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, ndërkohë që janë lëshuar edhe paralajmërimet për shkarje të tjera të dheut në rajonin përreth, transmeton lajmi.net

Rrëshqitje dheu goditi plantacion e çajit pranë qytetit Haldummulla, rreth 200 km në lindje të kryeqytetit Colombo, të mërkurën në 07:30 sipas kohës lokale.

Sarath Kumara, zëdhënës i Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i ka thënë BBC-së dhe të paktën dhjetë njerëz kanë vdekur ndërsa rreth 300 të tjerë janë zhdukur nga shembja e dheut.

Ndërkohë që bëhet e ditur se edhe rreth 500 trupa ushtarake janë përfshirë në operacionin e shpëtimit, kushtet atmosferike po e vështirësojnë kërkimin për të mbijetuarit eventual nga kjo fatkeqësi.