Devolli Princ Caffe Turke ndau shpërblimin e radhës, veturën Renault Twingo

Renault Twingo është një kurorëzim i një kampanje të suksesshme nga Princ Caffe Turke, në të cilën përpos kësaj veture u dhuruan edhe mijëra shpërblime të tjera për klientët.

Lajme

21/05/2015 10:08

Kësaj radhe fati i buzëqeshi Astrit Mahmutit nga Gjakova, i cili kishte blerë një paketim të Princ Caffe Turke në një nga supermarketet e këtij qyteti. Me vetëm 70 cent, familja Mahmuti u bënë pronarë të veturës Renault Twingo të vitit 2015.

Astriti u shpreh se në momentin e parë që e ka hapur paketimin dhe e ka parë kuponin fitues nuk ka besuar që ka fituar, duke menduar vet me vete se si është e mundur që me 70 cent të fitohet kjo veturë, mirëpo pas kontaktit me kompaninë kjo gjë iu konfirmua dhe më pas e gjithë familja u gëzua.

Më tutje, Astriti shfrytëzoi rastin që të falënderoj Princ Caffe Turke për korrektësinë, njëherësh iu bëri thirrje të gjithëve që të konsumojnë Princ Caffe Turke, e cila përveç shijes unike, gjithmonë ofron edhe shpërblime të shumta për klientët e saj besnikë.

(Ky shkrim është i sponsorizua nga Devolli Princ Caffe Turke)