Deutsche Bank do të shkurtojë mijëra vende pune

Deutsche Bank tha se do të shkurtojë 7,000 vende pune, në përpjekje për t'iu rikthyer fitimit.

Lajme

24/05/2018 13:03

Banka gjermane tha se do të reduktojë nivelin global të stafit nga 97,000 në 90,000.

Banka nuk tregoi se cilat vende do të preken nga shkurtimet.

Këto shkurtime janë masa e parë e madhe nga shefi ekzekutiv, Christian Sewing, i cili mori rolin muajin e kaluar, pasi paraardhësi i tij, John Cryan, u shkarkua.

Kërkimi për zëvendësimin e tij ka filluar pasi banka ka raportuar humbje vjetore prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit.