Deulofeu në Milan, “bllokadë” nga Everton (FOTO)

Gerard Deulofeu është transferuar në Milan por Evertonit nuk i ka pëlqyer një veprim i klubit italian.

Merkato

21/01/2017 08:12

Pas njoftimit zyrtar nga Milan për arritjen e marrëveshjes për transferimin e Gerard Deulofeu nga Everton, ka reaguar klubi anglez.

Evertonit nuk i ka pëlqyer që “Rossonerët” e kanë publikuar njoftimin zyrtar për transferimin e futbollistit para se ai t’i nënshtrohej testeve mjekësore në San Siro, shkruajnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Marrëveshja nuk është në rrezik por Milan u detyrua ta fshijë postimin në Twitter ku konfirmohej transferimi i Deulofeu në formë të huazimit nga Everton. /Lajmi.net/ 

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6