Deulofeu largohet nga Barcelona, zgjedh klubin nga Serie A

Gerard Deulofeu është pranë marrëveshjes me Napolin.

Merkato

18/01/2018 09:20

Gerard Deulofeu është duke kaluar ditët e fundit si futbollist i Barcelonës.

Sulmuesi spanjoll është në prag të rikthimit në Serie A.

“Mundo Deportivo” shkruan se Deulofeu është pranë marrëveshjes me Napolin, përcjell “lajmi.net”.

Deulofeu kërkohej edhe nga Inter, por në fund duket se Napoli ka bindur Barcelonën ta realizojë transferimin e tij në San Paolo. /Lajmi.net/