Deulofeu ka një kërkesë për Barcelonën

Gerard Deulofeu ka kërkuar nga klubi katalan të mbetet në Watford, pas huazimit nga Barcelona.

Sport

26/05/2018 14:15

Gerard Deulofeu nuk dëshiron të jetë pjesë e Barcelonës në sezonin e ri.

Sulmuesi ka kërkuar nga klubi katalan të mbetet në Watford, pas periudhës së huazimit te skuadra nga Premierliga, shkruan e përditshmja sportive “Sport”.

Deulofeu ka kontratë deri më 2019 me klauzolë prej 20 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai dëshiron të mbetet në Watford edhe për sezonin e ri pasi është i vetëdijshëm se nuk zë vend në planet e trajnerit Ernesto Valverde te ekipi nga Camp Nou. /Lajmi.net/