Deulofeu e imiton dhe tallet me Ronaldon (Video)

Gerard Deulofeu, sulmues i Barcelonës, ka bërë shaka me Cristiano Ronaldon, duke e imituar yllin portugez me gjestet që ka bërë sezonin e kaluar.

Sport

17/07/2014 23:28

Gerard Deulofeu ka qenë protagonist i ditës së sotme. Sulmuesi i ri i Barcelonës është kapur nga kamerat duke u tallur me Cristiano Ronaldon, pasi hyri në Sant Joan Despi.

Ish futbollisti i Evertonit, ia bëri shokut të tij, Jordi Masip “Unë jam këtu”, siç thoshte ylli portugez kur shënonte gola.

Me siguri, CR7 nuk do ta presë aspak mirë këtë shaka që e bëri Deulofeu me të. Disa orë më parë, ky i fundit tha se Barcelona e ka sulmin më të mirë në botë.