Detyroi dy vajzat e saj të kërkojnë lëmoshë, arrestohet nëna

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në rrugën “Krala Petra” në Mitrovicë, e cila kishte detyruar vajzat e saj të kërkonin lëmoshë.

Lajme

29/06/2018 11:20

“Gjatë zbatimit të planit operativ ‘identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit’, Policia ka identifikuar dy fëmijë femra K/Rome që janë të shtyrë nga prindi i tyre për të kërkuar lëmoshë. Është arrestuar e dyshuara femër (nëna e fëmijëve) K/Rome, e cila pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë./Lajmi.net/