Detroiti pa rrymë, evakuohet qendra

Qyteti amerikan Detroit ka mbetur të martën pa energjie elektrike, ndërsa arsyeja e avarisë ende nuk dihet, njoftoi zëdhënësi i kompanisë energjetike. 

Bota

02/12/2014 21:19

“Të gjitha ndërtesat qeveritare janë pa rrymë elektrike – objektet policore, shkollat, burgjet”, tha zëdhënësi Scot Simons.

Simons shtoi se arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike tash për tash ende nuk dihet dhe se kompania është duke punuar për evitimin e prishjes.

Stacioni lokal “Detroit news” raporton se qendra e qytetit po evakuohet.

Qyteti me numrin më të madh të banorëve në shtetin federal Michigan dhe qendër e dikurshme e industrisë automobilistike të SHBA-ve, ka shpallur bankrotin (falimentimin) e vet në korrik të vitit 2013, pas më shumë vite problemesh të mëdha financiare. Muajin e kaluar gjykata e miratoi planin me të cilin Detroitit i ofrohet udhëzimi për dalje nga bankroti.