Detoksifikimi mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk i ndiqni këto këshilla – Lajmi.net
Detoksifikimi mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk i ndiqni këto këshilla
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 13:04, 12 April 2017
Mjekët britanikë kanë paralajmëruar se detoksifikimi radikal i trupit, sidomos pas festave dhe konsumit të tepërt të ushqimit dhe pijes, mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin.

Si shembull, ata përmendën rastin e një gruaje e cila vitin e kaluar e çoi veten në një situatë të rrezikshme për jetën pas detoksifikimit me përgatitjet bimore, ose kokteje të vitaminave B, rrënjë të valerianës, hirrë dhe duke pirë sasi të mëdha të ujit. Kjo grua 47 vjeçe u shërua  vetëm pas trajtimit intensiv në spital, ku përfundoi pas humbjes së vetëdijes.

Testet treguan se kishte një nivel shumë të ulët të kripës në organizëm.

Edhe pse duket e dobishme për të pastruar trupin, pas ushqimit të tepërt dhe pijeve gjatë festave, ky koncept nuk është domosdoshmërisht i shëndetshëm dhe nuk ka mbështetje në mesin e mjekëve, njoftoi British Medical Journal.

“Futja e tepruar e ujit si një mënyrë për pastrimin e trupit është e bazuar në besimin e gabuar se çdo gjë që është e dëmshme do të shpërlahet nga organizmi”, theksuan mjekët.

Ata shtuan se pavarësisht nga reklamat agresive dhe kërkesave që plasohen për hir të marketingut, shtojcat bimore, megjithatë, kanë efekte të padëshirueshme.

Shoqata e dietologëve britanikë madje vlerëson se e gjithë ideja e detoksifikimi në fakt është e pakuptimtë.

“Nuk ka tableta magjike, pije, kremëra. Trupi përbëhet prej shumë organeve, të tilla si lëkura, veshkat dhe mëlçia, të cilat vazhdimisht e pastrojnë trupin nga koka deri te këmbët”, kujtojnë mjekët.

Trupi ka nevojë që të jetë i hidruar, por uji me tepricë mund të jetë po aq i rrezikshëm sa edhe me pakicë. Edhe pse kjo tingëllon e parashikueshme, dieta e arsyeshme dhe aktiviteti i rregullt fizik janë strategjitë më të mira për të ruajtur shëndetin, kanë përfunduar mjekët.

Fjalët kyçe: detoksifikimi, i rrezikshëm

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool