Deti nxjerrë një trup të pajetë në Durrës

Në plazhin e Durrësit, në mëngjesin e së dielës, banorët e zonës kanë parë një trup të pajetë. Trupi ishte plotësisht i dekompozuar dhe është nxjerrë nga deti në plazh të Durrësit, afër portit të ri të peshkimit.

Lajme

04/05/2014 19:08

Policia, e cila erdhi në vendngjarje, konstatoi se kufomës i mungojnë pothuajse të gjitha indet e buta, që i bie se trupi ka qëndruar për një kohë të gjatë në ujë.

Pranë trupit u gjetën një palë çorape të zezza dhe një rrip pantallonash, si të vetmet sende që ka ruajtur deti në strukturën skeletore, e cila gjë çon në dyshim se mbetjet skeletore i përkasin një mashkulli.

Me një autoambulancë, skeleti është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Durrësit, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dhe mundësuar sa më shumë të dhëna, që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij apo kohën e qëndrimit në ujë, raporton Top Channel.