Detaji që zbulon se Morena Taraku është në lidhje?

Morena Taraku përmes fotografisë së fundit ka lënë të kuptohet se është në lidhje.

ShowBiz

04/02/2019 11:11

Morena Taraku ka postuar një fotografi në Instagram, me të cilën ka treguar se çfarë po kërkon në “Google” në prag të “Ditës së të dashuruarve”, shkruan lajmi.net.

“Dhuratat e shtrenjta më të mira për të dashur”, shkruan mbi atë foto.

Ndërsa, këngëtarja i shtoi disa fjalë ku shkroi “Kur 14 shkurti është duke u afruar…dhe unë jam si..”.

Me këtë, Morena ka lënë të kuptohet se ka filluar lidhje të re, megjithatë e vërteta rreth kësaj çështjeje kuptohet vetëm kur ta konfirmojë vetë ajo.

Kujtojmë që Morena Taraku së fundi ka qenë shumë e komentuar për lidhjen me Sasha Sobhanin. /Lajmi.net/