Detaji që ju ka ikur! Pas martesës Elita Rudi ndryshon këtë gjë

Më 21 shtator të këtij viti prezantuesja, Elita Rudi i dha fund beqarisë.

ShowBiz

05/10/2018 12:59

Ajo dhe reperi, Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pas më shumë se dy vitesh lidhje, shkruan lajmi net.

Çifti u kurorëzuan nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në mesin e 700 të ftuarve, përfshirë edhe personazhet VIP.

Dasma e tyre bëri bujë të madhe në media që nga dekori e deri tek unazat, të cilat u komentuan pothuajse nga të gjithë.

Një detaj i fundit i cili bie në sy pas martesës është edhe ndërrimi i mbiemrit në rrjete sociale. Elita Rudi Gjikolli është profili zyrtar i prezantueses në Instagram.

Ndryshe, Elita dhe Gjiko së shpejti pritet të bëhen prindër ku momentalisht janë duke shijuar pushimet luksoze.

Përkundër kësaj janë edhe qytetarët të cilët japin mendimet e tyre rreth dasmës dhe Elitës si nuse. /Lajmi.net/

YouTube player