Detaji që ju ka ikur nga klipi i Adelinës, çfarë e lidh me Era Istrefin?

Prej kohësh këngëtarja e njohur Adelina Ismaili i kishte munguar skenës muzikore.

ShowBiz

21/05/2018 12:01

Ajo është rikthyer të shtunën me një projekt të ri muzikor, që po pritet shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për këngën “T’iqja”, të cilës Adelina ia ka shoqëruar edhe videoklipin, në të cilin vjen si çdo herë shumë unike.

Këngëtarja skenat e videoklipit i kishte xhiruar në disa vende, e një prej tyre kishte zgjedhur tregun.

Pikërisht në të njëjtin vend kishte xhiruar Era Istrefi këngën “Mani për Money” në shkurt të vitit 2014, sekuenca të cilat mund t’i ndiqni nga minuta (1:40). /Lajmi.net/

 

YouTube player
YouTube player