Detaji që ju ka ikur! Edhe kështu Bebe Rexha tregon se është shqiptare

Bebe Rexha është një prej artisteve shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare.

ShowBiz

21/10/2018 15:20

Bebe Rexha në çdo paraqitje publike nuk ka ngurruar asnjëherë të tregojë prejardhjen shqiptare, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar një video, në të cilën ka treguar nga afër një detaj që është edhe simbol kombëtar shqiptar.

Bëhet fjalë për shqiponjën dykrenare, e cila ishte dizejnuar në një palë vathë që i kishte vendosur Bebe.

Për ndryshe, “I’m a mess” titullohet projekti i fundit nga Bebe, ndërsa po punon rreth realizimit të këngëve të reja. /Lajmi.net/