Detajet zyrtare të Microsoft Surface Pro 3

Microsoft sot ka zbuluar detajet zyrtare dhe çmimin e tabletës së re Surface Pro 3, i cili tani është në shitje në shumë vende.

Auto & Tek

19/05/2014 22:28

Sipas Microsoft, Surface Pro 3 do të ofrohet në tre variante me çmime dhe performanca të ndryshme.

Modeli bazë është i fuqizuar me një procesor tre bërthamë Intel, GB RAM dhe 64GB hapsirë për ruajtjen e të dhënave i cili do të kushtojë $799.

Ndërsa modeli tjetër i tabletës do të jetë me shtatë bërthamë, 8GB RAM dhe 512GB hapsirë për ruajtjen e të dhënave, i cili do të kushtojë $1949.

Microsoft thotë se Surface Pro 3 është me një ekran më të madh dhe me kornizë më të hollë për tu përshtatur me madhësinë e pajisjes. Kornizat e tij do të jenë të gatshme në ngjyrë të zezë, rozë, të hirit dhe të kuqe. 

Surface Mini është gjithashtu pjesë e këtyre modeleve dhe konsiderohet nga Microsoft si një përpjekje për të konkuruar me pajisjet mini të Apple. Ai do të jetë me një ekran 7.5 inç me një rezolucion 1440x1080p.

Thuhet se Surface Mini do të veprojë me sistemin Windows 8.1 dhe do të pajiset me një çip ARM.