Detajet e vogla që forcojnë ndjenjat dhe marrëdhënien në çift – Lajmi.net
Detajet e vogla që forcojnë ndjenjat dhe marrëdhënien në çift
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 15:11, 13 July 2017
Mirëkuptimi, mbështetja, dashuria, respekti janë karakteristika të nevojshme në një lidhje të qëndrueshme.

Por, shpesh një rol të rëndësishëm tregojnë edhe disa gjeste të vogla që partnerët shpesh i harrojnë ose nuk u japin rëndësi. Këto gjeste do iu rikthejnë buzëqeshjen partnerit si dhe do të largojnë streset e ditës.

1-Lëni një shënim të bukur në mëngjes për partnerin. Është një ndjenjë e bukur që njerëzit ta llojnë ditën duke qeshur dhe me dashuri. Mjafton një urim për një ditë të mbarë , një puthje ose thjeshtë një “të dua” dhe gjithçka do të shoqërohet me një buzëqeshje edhe ndjenjë pozitiviteti në fytyrën e partnerit tuaj.

2-Dëgjojeni me vëmendje kur ai ka nevojë për ju. Kjo është shumë e rëndësishme për partnerin pasi ai kërkon mbështetjen dhe këshillën tuaj për zgjidhjen e problemeve. Kërkon pak durim, por ja vlen të investoni në për një lidhje të fortë dhe të lumtur. Sigurisht që do të shtoni edhe dashurinë e partnerit drejt jush.

3-Udhëtoni së bashku. Udhëtimi së bashku do të bëjë që ju ta njihni më mirë njëri-tjetrin si dhe do të testojë aftësitë tuaja në situata ë ndryshme. Pastaj kalimi i një kohe të mirë së bashku do të forcojë më shumë lidhjen si dhe do të krijojë kujtime të paharrueshme së bashku.

4-Thoni “të dua” sa më shpesh dhe komplimentoni partnerin. Këto fjalë as nuk vrasin dhe as nuk kushtojnë. Prandaj mos kini frikë ti përdorni. Të jeni të sigurt që çdo gjë do të ndryshojë për mirë në lidhjen tuaj.

5-Mbani lidhjet gjatë ditës. Flisni në telefon apo me sms në mënyrë që t’i kujtoni partnerit që po mendoni për të dhe ai është prioriteti juaj. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Çiftet, Dashuria, Seksi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan