Detajet e veturës Escalade Supple 2015

Të dy modelet e vitit 2015 do ofrojnë një pamje më luksoze se sa modelet e tjera të kaluara. Për ata të cilët janë adhurues të makinave, këto makina luksoze janë thjeshtë të mahnitshme, dhe çmimet e tyre normalisht janë më të mëdha. Së pari, veturat janë të pajisura me një grilë të re Galvano…

Auto & Tek

05/04/2014 19:08

Të dy modelet e vitit 2015 do ofrojnë një pamje më luksoze se sa modelet e tjera të kaluara.

Për ata të cilët janë adhurues të makinave, këto makina luksoze janë thjeshtë të mahnitshme, dhe çmimet e tyre normalisht janë më të mëdha.

Së pari, veturat janë të pajisura me një grilë të re Galvano me drita LED, me anësore të reja dhe me rrota 20 inçësh nga alumini.

Por, ajo që në të vërtetë i përcakton këto modele të reja përveç pamjes së brendshme, që përfshinë ulëse nga lëkura, tri zona të klimës, ndriçim të brendshëm, është edhe fuqizimi në motor.

Të dy modelet janë të pajisura me motor V6 6.2 litërsh, me 6 shpejtësi automatike që gjenerojnë 420 kuaj-fuqi dhe 460 lb të çifteve rrotulluese.