Detajet e Policisë për aksidentin e djeshëm me traktor në Podujevë

Si pasojë e një aksident trafiku me fatalitet gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë një person, përderisa ishte duke lëvizur me traktor për shkaqe te panjohura është vetë aksidentuar-rrokullisur.

Lajme

29/08/2016 09:18

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:50, në fshatin Repë, të Komunës së Podujevës. Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, thuhet se si pasoje e lëndimeve nga rrokullisja e traktorit, viktima ka pësuar lëndime te trupore dhe është dërguar në emergjencën e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete viktimës dërgohet në IML për obduksion.