Detajet e 2015 Audi R8 të cilat duhet t’i dini

Detaje të tjera priten të vijnë gjithashtu më shumë ditëve në vazhdim.

Auto & Tek

19/02/2015 16:55

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zbulimi i plotë i modeli të ri të Audi – 2015 Audi R8. Ne do të qëndrojmë në kohë me të rejat që do të vijnë nga ngjarja e veturave në Gjenevë, për të ju sjellë fotografitë dhe detajet e plota të kësaj ngjarje madhështore.

Kjo është ajo çfarë dimë për momentin për këtë veturë madhështore:
Motori i saj është një V10, i zëvendësuar nga motori familjar V8 5.2 litërsh. Risi në këtë veturë është fuqia e këtij motori, i cili tani mund të prodhojë 602 kuaj-fuqi dhe 413 çifte rrotulluese, transmeton Lajmi.net.

Është më i ndritshëm se vetura aktuale R8 dhe vjen me disa frena të ri standard prej karboni dhe keramike. Gjithashtu, R8 do të përmbajë një spojler automatik.

Ndërruesi manual i gjashtë shpejtësive është tërhequr për mirë tashmë nga ky model; tani është vendosur një ndërrues S-tronik prej shtatë shpejtësive, që do të jetë standard për të gjithë modelet R8.

Gjithashtu është thënë se R8 V10 Plus tani do të mund të kapë 100kmh në vetëm 3.2 sekonda dhe të ketë një shpejtësi maksimale prej 330kmh, transmeton Lajmi.net.

Po të bëni një kërkim të shpejtë, do ta shihni se këto janë të njëjta specifika të Lamborghini Huracan.

Fotografitë e plota së bashku me detajet priten të vijnë shumë shpejtë.
Koncepti i 2015 Audi R8