Detaje tronditëse për vdekjen e Aviciit, ndërroi jetë si pasojë e gjakderdhjes

Avicii kreu vetëvrasje me një gotë të thyer, të cilën e përdori për të prerë veten.

ShowBiz

01/05/2018 11:53

Burime të TMZ bëjnë të qarta rrethanat e vdekjes së DJ të famshëm, mësohet se ai ka kryer vetëvrasje, shkruan lajmi.net.

Sipas TMZ, ai vdiq si pasojë e një cope qelqi e cila ka shkaktuar gjakderdhje masive, por një burim tjetër thotë se ishte një shishe e verës të cilën Avicii e përdori për të kryer vetëvrasjen.

Dy burime tregojnë se Avicii kishte prerë veten në qafë, por një tjetër burim e mohon këtë duke thënë se plaga që i mori jetën ishte bërë në dorë.

28 vjeçari u gjet i vdekur më 20 prill në Oman, ai ka luftuar për vite të tëra problemet me alkoolin. /Lajmi.net/