Detaje të reja rreth vdekjes së shtetasit të Shqipërisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth viktimës, shtetas i Shqipërisë, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Lajme

28/02/2016 17:44

Sipas Policisë, përveç trupit të pajetë të viktimës është gjetur edhe një çantë dore me substancë të dyshuar narkotike në peshë prej 90.1 gram që dyshohet të jetë e një të dyshuari tjetër, shtetas i Shqipërisë, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./kp