Detaje të reja për Samsung Galaxy S7

Derisa po i afrohemi lansimit zyrtar të Samsung Galaxy S7 në MWC 2016, detaje të reja janë duke u publikuar online për telefonin kryesor të kompanisë jug-koreane këtë vit.

Auto & Tek

21/01/2016 17:36

Në një postim në rrjetin më të madh social në Kinë, Wibo me krahasimin në AnTuTu thuhet se Galaxy S7 do të jetë i koduar si SM-G930F.

Në këtë postim kanë rrjedhur detaje të reja të cilat thuhet se janë zyrtare dhe përfshijnë ekranin me 5.1-inç në 1440 x 2560 piksel, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme si dhe Android 6.0.1 Marshmallow.

Sipas AnTuTu thuhet se Samsung do ta mbështesë telefonin e saj në procesorin e kompanisë, Exynos 8890.

Sipas burimeve të njëjta thuhet se Galaxy S7 mund të sjell kamerën kryesore me vetëm 12MP, që do të ishte një karakteristikë më e keqe sesa Galaxy S6 e cila ka kamerën e pasme me 16MP. /Telegrafi