Detaje të reja nga vdekja e Mac Miller, ja kujt ia la pasurinë

Pasuria e Mac Miller do t'u ndahet prindërve të tij.

ShowBiz

15/09/2018 19:41

Siopas “The Blast” eperi, megjithëse ishte vetëm 26 vjeç kur vdiq nga mbidoza e drogës, ai që në vitin 2013 ka lënë testametin, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

Prindërit e tij, Mark dhe Karen McCormack janë emëruar si përfitues, ndërsa avokati i tij, David Byrnes është emëruar si administrator.

Ekziston mundësia për më shumë përfitues të kësaj pasuei, por prindërit e Miller do të marrin pjesën më të madhe.

Totali i pasurisë së këngëtarit të hitit “Self Care” nuk është zbuluar.

Lajmin për vdekjen e Mac Miller e kishin bërë të ditur prindërit e këngëtarit Mark dhe Karen, përmes një deklarate të lëshuar javën e kaluar. /Lajmi.net/