Detaje të pazbuluara, Enver Hoxha zgjeroi Shqipërinë me 15 milje në det

Ndërkohë që në vend prej disa ditësh po zhvillohet ashpër debati në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë, dhe faljen e 12 miljeve detare, ish-Komandanti i Forcave Detare tregon çfarë ndodhi në kohën e Hoxhës.

Lajme

23/02/2018 09:09

Vladimir Beja, gjatë një interviste në “Të paekspozuarit” rrëfeu se Shqipëria në kohën e EnverHoxhës u zgjerua në det me 15 milje të tjera.

Ai rrëfeu edhe se si u detyrua të tërhiqej nga vendimi pas ultimatumit të SHBA-së.

“Në 1975 qeveria shqiptare vendos t’i shtrijë ujërat në 15 milje në kundërshtim të plotë me çdo shtet. Ka qenë akt paradoksal. Ky ligj u kthye mbrapsht, por Shqipër iavazhdonte me 15 milje, deri në vitin 1989 kur erdhi nota amerikane.

E kam pasur mbi tavolinë kopjen e notës së qeverisë amerikane nëpërmjet ambasadës franceze, ku thoshte në mënyrë ultimative; tërheqja nga 15 milje në 12 milje.

Morëm një ultimatum nga SHBA që të tërhiqemi në 12 milje në atë kohë dhe në vitin 1990, qeveria e asaj kohe u tërhoq në 12 milje”, tregon ai. /albeu.com/