Detaje nga vrasja e sotme në Llaushë të Podujevës

Policia e Podujevës është njoftuar rreth orës 18:00 për një rast të vdekjes së një personi.

Lajme

17/07/2018 22:47

Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të Podujevës, ku si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka vdekur një person.

Policia ka bërë të ditur se viktima është 27 vjeçar

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore, A.D. 27 vjeç”, tha zëdhënësja e Policisë për lajmi.net.

Njësitet policore në koordinim me Prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Lajmi.net/