Detaje nga shpërthimi në Hajvali ku vdiq një person /VIDEO

Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në një shtëpi në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali.

Lajme

23/03/2018 17:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:30, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie.

Bëhet fjalë për një mashkull me inicialet M.G., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes, por policia beson se bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e Forenzikës të cilët janë marrë me hetimet në vendin e ngjarjes.

Familja e të ndjerit për momentin janë të bllokuar si dhe kufoma ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi.

Personi M.G. ka lënë pas vetës gruan dhe pesë fëmijë.

YouTube player